Prokuroria ia cakton masën e paraburgimit Molliqajt dhe 5 aktivistëve të tjerë të PSD’së

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari i tyre Dardan Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së të cilët u arrestuan sot janë ndaluar për 48 orë.

Masën e ndalimit 48-orësh për kryetarin dhe aktivistët e saj, PSD e ka quajtur vendim politik.

PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por lufta e saj për imazh është e humbur. Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Agron Kabashi, Zgjim Hyseni, Gent Ibrahimi dhe Korab Korça janë aktivistët e Partisë Socialdemokrate që u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Ata u arrestuan pas protestës kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarine Trendafilova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *