Prokuroria e Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, ka filluar hetimet mbi dizajnerin e njohur, Valdrin Sahiti.
Kjo po bëhet për shkak të pasaportës diplomatike që e posedon Valdrin Sahiti, shkruan Neutral.al.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha.
Valdrin Sahiti thuhet se ndër vite është i pajisur me pasaportë diplomatike, gjë të cilën jo çdokush mund ta ketë.
Lidhur me këtë nga Presidenca e Kosovës kanë deklaruar se presidentja nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike askujt, asnjëherë.
Bekim Kupina, Këshilltar i Presidentes Vjosa Osmani, ka theksuar se pyetjet e tilla duhet t’iu parashtrohen qeverisë paraprake.
Valdrin Sahiti ka thënë se e meriton ta ketë këtë pasaportë./Neutral.al/