Prokurori shqiptar urdhëroi rrahje e rrëmbim personi në resortin e tij

Në cilat zyra të shtetit punojnë shefa dy djemtë banditë të Petrit Fushës/ Mbështetur në informacione të SHISH e Anti- krimit; në vitet 2018-2021 policia kishte planifikuar 13 kontrolle në resortin e kokainës “MAI TAI”, por 5 prej tyre u dekonspiruan, ndërsa 8 u anuluan me urdhër të Ardi Veliut; ndërkohë që stafet e Prokurorisë së Përgjithshme të KLGJ, KPK- Veting e SPAK, kanë organizuar disa dreka e darka pune dhe argëtime kolektive në këtë resort ndërtuar me milionat e kokainës që ka sjell Sulejman Fusha, ende i burgosur në Spanjë

Videoja e dhunshme që po publikojmë, është  filmuar  në resortin “MAI TAI” në Farkë, në pronësi të Sulejman Fushës, trafikant kokaine i arrestuar e burgosur në Spanjë, dhe vëllait të tij Petrit Fusha, ish- drejtues i Prokurorisë së Tiranës, dorëhequr para “Veting”-ut.

Sipas pamjeve, personi kryesor që ka nxitur e urdhëruar dhunën, është ish-kryeprokurori Petrit Fusha së bashku me djemtë tij Aldi e Kevin Fusha dhe persona të tjerë, me dosje penale.

Në fillim të videos, duket shefi i resortit, Petrit Fusha, i zhveshur e me kapele të zezë, i cili i ka dhënë urdhrin djemve e “ushtarëve” të tij, për të rrahur e rrëmbyer shtetasin Eduart Hasa,

Kamarierë të resortit, kanë thënë se përleshja për të rrahur e rrëmbyer këtë person, nisi pas prishjes së pazareve me ish-kryeprokurorin Fusha, një konflikt që nuk ishte i ri.

https://youtube.com/watch?v=oJUxCiHVPDw%3Ffeature%3Doembed

Bashkë me dy djemtë Kevin e Aldi Fusha dhe bandën që vërsuli ish- prokurori Petrit Fusha, duket dhe Orion Ramiz Bali, person me masë “Arrest shtëpie” për trafiqe, por pamjet tregojnë, se arrestin po e kalon në resortin “MAI TAI”, ndërsa policia bën sikur nuk e di.

Urdhëruesi i dhunës Petrit Fusha dhe Eduart Hasa, i dhunuari që u tentua të merrej peng, ishin së bashku në një tavolinë ku bënin debat të ashpër për çështje pazaresh kriminale.

Pjesë e grupit të dhunës, është bërë dhe Daniel Dumi, nip i Petrit Fushës dhe ish-punonjës i Prokurorisë së Tiranës, kur Petriti ishte drejtues.

Deri në muajin shkurt 2019, kur Petrit Fusha ish kryeprokuror i Tiranës e drejtor  i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, nipi i tij Daniel Dumi, përdorej si sekser për pushim çështjesh të kriminelëve dhe heqje nga lista e dekriminalizimit, të deputetëve e kryebashkiakëve të dënuar.

Ndërsa  prej 3 vitesh, në drejtimin e ish- prokurorit Petrit Fusha, po luan rolin e sekserit dhe “të fortit” në pazare droge, transport e fshehje klandestinësh në resortin “MAI TAI” në Farkë, në kontrabandë dhe zgjidhje konfliktesh me pengmarrje, gjobëvënie e dajak, si te kjo video.

– Në muajin maj 2020, ish-ministri Sandër Lleshaj, ish-drejtori Ardi Veliu dhe ish ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, hoqën nga lista e OFL, resortin “MAI TAI”, megjithëse është ndërtuar me milionat e trafikut të kokainës nga i dënuari Sulejman Fusha, vëllai i Petrit Fushës.

– Mbështetur në informacione të SHISH e Anti- krimit; në vitet 2018-2021 policia kishte planifikuar 13 kontrolle në resortin e kokainës “MAI TAI”, por 5 prej tyre u dekonspiruan, ndërsa 8 u anuluan me urdhër të Ardi Veliut.

Shefat e Prokurorisë së Përgjithshme, KLGJ, Veting e SPAK, kanë bërë disa “dreka pune” e argëtime në resortin “MAI TAI” të trafikantit Sulejman Fusha, ende i burgosur në Spanjë.

Dhe ka të drejtë ish-kryeprokurori Petrit Fusha, të bëjë si “cub”, të përfshihet në trafiqe e akte dhunë me banda të financuara prej tij, mbasi SPAK, pas dorëheqjes nuk e prangosi për pastrim parash, 3 milion Euro pasuri korrupsioni e investime me të ardhura nga trafiku i kokainës.

Skandal është edhe fakti, se djali i tij Aldi Fusha i cili drejtoi dhunën e tentoi të merrte peng  Eduart Hasën, është Shef Sektori te Drejtoria e Transportit Rrugor, ndërsa djali tjetër, Kevin Fusha është Shef Sektori në Shërbimin e Provës në Tiranë. Ky është pushteti…/Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *