Prizrenasi rrah kunatën/ E bën për spital, nuk do ta besoni përse e bëri këtë

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Zhur të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 45-vjeçare, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i bashkëshortit të saj, respektivisht, kunati. Si pasojë e rrahjes, ajo ka marrë lëndime trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se deri te konflikti që eskaloi në rrahje, dyshohet të jetë një mosmarrëveshje lidhur me një pronë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *