Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 11:50 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren, ku si pasojë është lënduar një person i moshuar.
Sinjali mëson se 74-vjeçari u godit nga një motoçikletë në vendkalimin për këmbësorë, ku dyshohet se deri te aksidenti erdhi për shkak të pakujdesisë së shoferit i cili nuk respektoi përparësinë e kalimit.
Si pasojë e lëndimeve që mori, i moshuari u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Spitalit rajonal në Prizren.
Burimet e Sinjalit brenda spitalit kanë bërë të ditur se pavarësisht lëndimeve të rënda që pësoi, gjendja shëndetësore e 74-vjeçarit është stabile.