Rusia mbetet pa “Coca Cola”!

Kompania shumëkombëshe Coca-Cola njoftoi se për shkak të situatës në tregun rus dhe tërheqjes së kompanisë, ka pasur një ndikim financiar në vlerën 195 milionë dollarë.

Sipas Reuters, Coca-Cola, apo dega e saj Hellenic Bottling Company, pret që fitimi operativ i kompanisë për vitin 2022 të jetë ndërmjet 740 dhe 820 milionë euro, që është më pak se në vitin 2021, kur u raportua një fitim prej 831 milionë euro.

“Fitimi u ndikua nga prania më e vogël në Rusi dhe problemet me inflacionin”, thotë kompania.

Prodhuesi i pijeve joalkoolike, i cili dikur e konsideronte Rusinë një nga tregjet e saj më të mëdha, më herët njoftoi se pritet të ketë kosto financiare në vlerë prej 82 milionë euro në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe u theksua se ata nuk do të prodhojnë apo shesin më produkte në Rusi.

HBC përfaqëson një nga fabrikat e shumta të shisheve të Coca-Colas në mbarë botën dhe mban ekskluzivitete të shumta për mbushjen dhe shitjen e pijeve.

Përveç situatës në tregun rus, kompania raportoi një rënie të fitimit neto në vlerën 153 milionë euro për gjashtëmujorin që përfundoi më 1 korrik, dhe inflacioni u përmend si arsyeja më e madhe për një situatë të tillë ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *