Big Brother Vip Kosova çdo ditë e më shumë po komentohet, kjo edhe për faktin se pritja tashmë është zgjatur e kurioziteti është shtuar.
Përpos prezantuesëve të spektaklit qendror, njërit nga opionistët e po ashtu çmimit prej 200 mijë eurove detajet tjera deri tani po mbahen të fshehura.
E disa të dhëna jo të plota, i ka zbuluar Alaudin Hamiti në një intervistë të dhënë së fundmi e një nga deklaratat e tij kishte të bënte me prezantuesen e programit shtesë që komenton ngjarjet e spektaklit në ‘prime time’.
Do të kemi edhe emisionin ‘Post BB VIP’ me një prezantuese shumë të dashur nga publiku, që nuk mund ta them” – u deklarua Hamiti, por ne kemi një emër dhe fjala është për Elita Rudin.
Prezantuesja do të jetë pjesë e kësaj aventure dhe do e shohim në ekran çdo të diel me opinionet mbi ngjarjet që do të ndodhin.
Edhe pse këtë lajm nuk e kanë konfirmuar akoma produksioni, burimet e Neutral kanë arritur ta verifikojnë këtë informacion.
Teksa, në fund të kësaj jave pritet të zbulohet opinionistja e dytë e spektaklti që do të jetë nga Kosova./Neutral