Presidentja e Parlamentit Evropian “qon” në këmbë kosovarët, jep lajmin e madh për viza…

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola beson se sot duhet liberalizohen vizat për Kosovën.

Ajo e ka cilësuar ditën e sotshme si ditë historike, shkruan Neutral.al

“Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Europian. Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Europën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këto janë pikat që do të fliten brenda samitit, sepse kjo është dita kur ne duhet të shikojmë drejt Ballkanit Perëndimor si vende që janë fqinj tonë dhe vende që duhet ta gjejnë veten në Bashkimin Europian, i cili është shtëpia e tyre”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Sot në Samitin e BE-së pritet të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *