Presidenti kroat: Mos përsëritni se Kosova është Serbi – “Nuk është o vëlla, ka mbaruar”

Serbia duhet të pranojë që Kosova është e pavarur, tha presidenti kroat Zoran Milanoviç.

Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk pranohet nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, tha Milanović.

Ai shtoi se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, pas pushtimit rus në Ukrainë, ishte i vetmi që u bëri thirrje vendeve evropiane, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, të njohin Kosovën.

“Por është si të flasësh me një mur”. “Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentët që eventualisht, në një moment krize, në ndonjë rënie të imunitetit, mund të aplikohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanović.

Ai gjithashtu tha se duhet të ndalojë së përsërituri se Kosova është Serbi. “Jo vëlla, është punë e kryer”, shtoi ai.

Kosova ende nuk është njohur nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Disa dhjetëra ushtarë të KFOR-it janë lënduar dje pasdite në një përleshje me demonstruesit serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

Demonstruesit serbë, mes të cilëve ka edhe disa dhjetëra të lënduar, kundërshtuan ardhjen e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe pas zgjedhjeve, të cilat u bojkotuan nga serbët.

Në Kosovë ka edhe pjesëtarë të kontingjentit të 39-të kroat (HRVCON), pjesëmarrës në misionin e KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *