Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën Shtime-Duhël, saktësisht në “Qafë të Duhlës”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për “Klan Kosova” ka treguar se nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar që janë dërguar për trajtim në QKUK, shkruan Neutral.al.
Fillimisht janë trajtuar në QKMF-në në Shtime pastaj janë nisur për në QKUK.
Nga pamjet që ka publikuar “KOHA”, shihet që aksidenti ka qenë i rëndë por fatmirësisht pa fatalitet./Neutral.al/