Po luante me pistoletën e të atit, fëmija vret me armë zjarri foshnjën 1-vjeçare

Një fëmijë tetë vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një foshnjë një vjeçare në Florida të SHBA-ve.

Sipas medieve amerikane 8-vjeçari ishte duke luajtur me pistoletën e të atit, momentin tragjik kur aksidentalisht ka shtypur këmbëzën e pistoletë dhe ka vrarë foshnjën.

Gjithashtu një fëmijë tjetër 2-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Babai i 8-vjeçarit, 45-vjeçari Roderick Randall, u arrestua dhe u akuzua për neglizhencë që përfundoi në vrasje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe heqje të provave nga një skenë krimi, njoftojnë autoritetet lokale.

Tragjedia ka ndodhur në një motel ku 45-vjeçari me precedentë të rëndë kriminalë kishte shkuar për të takuar partneren e tij.

Ai shkoi me djalin e tij ndërss e dashura me dy fëmijët e saj binjakë , dy vjeç dhe vajzën e saj njëvjeçare, që humbi jetën.

Në një moment, 45-vjeçari doli nga dhoma dhe la armën “në një dollap “, shpjegoi Sherif Simmons gjatë një konference për shtyp.

Duke ditur se ku fshihej, djali i tij 8-vjeccar e mori dhe filloi të luante me të.

“Ai qëlloi dhe vrau një foshnjë njëvjeçare gjithashtu ai plagosi njërin nga binjakët, por ai pritet të mbijetojë ”, tha sherifi, duke theksuar se nëna e viktimave ishte duke fjetur.

Kur babai u kthye, ai hoqi armën dhe substancat nga dhoma para se të vinte policia.

Sipas arkivit të Dhunës me Armë, armët e zjarrit shkaktojnë rreth 40,000 vdekje në vit në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe vetëvrasjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *