Përsëri paralajmërohet rritje e çmimit të naftës

Rritja rekorde e çmimit të derivateve nuk ka të ndalur.

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pestreshi ka paralajmëruar se rritja e çmimit në gusht të këtij viti pritet të prekë vlerën 2.30 euro për litër.

“Në vendin tonë, deri në gusht/22 çmimet e derivateve pritet te prekin vlerat 2.30€/liter”, shkroi ai.

Në disa pika në karburanteve, një litër naftë është duke u shitur me 1 euro e 90 cent.

Ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *