Gjatë ditës së sotme në seancën e Kuvendit është duke u trajtuar çështja e trustit.
Por siç duket ajo filloi me përplasje mes deputetëve e kryeminsitrit.
Bekim Haxhiu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar Kurtit në këtë mënyrë.
“Nëse vazhdon që të qëndrosh vetëm në zyre pos që nuk do t’i njohësh kërkesat e qytetarëve do të kesh edhe dhimbje të shpinës, e atëherë unë mund të trajtojë si doktor i Fizioterapi”, i tha ai.
Kurti e ka kritikuar ashpër Haxhiun që e ka propozuar Projektligjin për Trustin.
“Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”, ka thënë Kurti për Haxhiun.
Ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i lë deputetët të votojnë lirshëm.
Por Kurti është shprehur i bindur se “Projektligji për Trustin nuk do të kalojë”