Përplasje: Haxhiu – Kurtit: Nëse qëndron në zyre të dhemb shpina, unë mund të ju trajtoj si fizioterapist

Gjatë ditës së sotme në seancën e Kuvendit është duke u trajtuar çështja e trustit.

Por siç duket ajo filloi me përplasje mes deputetëve e kryeminsitrit.

Bekim Haxhiu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar Kurtit në këtë mënyrë.

“Nëse vazhdon që të qëndrosh vetëm në zyre pos që nuk do t’i njohësh kërkesat e qytetarëve do të kesh edhe dhimbje të shpinës, e atëherë unë mund të trajtojë si doktor i Fizioterapi”, i tha ai.

Kurti e ka kritikuar ashpër Haxhiun që e ka propozuar Projektligjin për Trustin.

“Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”, ka thënë Kurti për Haxhiun.

Ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i lë deputetët të votojnë lirshëm.

Por Kurti është shprehur i bindur se “Projektligji për Trustin nuk do të kalojë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *