Të plagosurit nga sulmi ku mbetën 11 të vdekur në Cetinje të Malit të Zi, janë bartur për në spital.
Mediat malazeze kanë publikuar pamje nga momenti kur të plagosurit janë dërguar në spital, derisa raportohet se disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Sipas informacioneve të para, sulmuesi është Vuçko Boriloviq, 34-vjeçar dhe i njëjti ka gjuajtur me armë për shkak të një konflikti familjar.
Ai fillimisht ka gjuajtur civilë, më pas edhe policë. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i njëjti është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe kryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq, i cili përmes një shkrimi në Telegram, ka thënë se “tragjedi e tillë nuk mbahet mend”.
“Ftoj të gjithe qytetarët e Mali të Zi që t’u qëndrojnë pranë familjeve të viktimave të pafajshme, të afërmve të tyre, miqve dhe gjithë qytetarëve të Cetinjes”, ka thënë ai.