Pamje nga 33 vjetori i LDK-së në Llap- Veliu nuk ngritet në këmbë për Abdixhikun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është duke marr pjesë në shënimin e 33 vjetorit të Degës së LDK-së në Podujevë. Në një sallë me qindra të pranishëm shihet prezenca edhe e Agim Veliut, ish-kryetarit të degës së partisë në këtë komunë.

Duket se Veliut ende nuk i kanë kaluar inatet e vjetra me Abdixhikun i cili pas ardhjes në krye të LDK-së kishte inicuar ndryshimet në këtë degë që rezultuan me Ekrem Hysenin kryetar të degës.

Dalja në skenë e Abdixhikut ka ngritur gjithë pjesëmarrësit në këmbë, por jo edhe Veliun. Ai shihet si ndër të vetmi i ulur në karrige teksa kryetari mbante fjalimin.

Ky moment është shkëputur në një video që është bërë virale në rrjetet sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *