Influencerët më të mëdhenj për rininë shqiptare janë padyshim reperët.
Gjuha e egër e denigruese, fjalori i pisët i përdorur në tekstet e tyre dhe modeli që përcjellin tek të rinjtë, nguliten në mendjen e këtyre të fundit të cilët me çdo kusht duan t’u përngjajnë duke postuar në rrjetet sociale të njëjtat gjëra me idhujt e tyre.
Fama është përgjegjësi e madhe që duhet mbajtur mbi supe e duhet menaxhuar siç duhet për më tepër kur fansat që të suportojnë janë në moshën e adoleshencës.
Por çfarë rruge merr ky fiksim i të rinjve me të famshmit, kur vetë këta të fundit promovojnë akte të rrezikimit të jetës së tyre që më pas kopjohen dhe merren shembull nga ndjekësit e tyre?
Përgjigja është aksidenti i ndodhur në mbikalimin e Saukut ku tre të rinj humbën jetën tragjikisht si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën drejtuesi i mjetit udhëtonte.
Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video e reperit shqiptar Noizy të bërë virale në rrjetet sociale ku në TikTok ka marrë më shumë se 400 mijë shikime.
Në këtë video reperi shihet teksa i jep me mbi 224 km/h Ferrarit të tij dhe një tjetër person i cili është pasagjer e filmon.