Njihuni me fqinjin hero që vrau malazezin e çmendur/ 34-vjeçarin që vrau 11 persona, përfshirë 2 fëmijë

Në foto jeni duke parë heroin e ditës së djeshme në Mal të Zi. Bëhet fjalë për Nenad Neno Kaluđerović, i cili bëri të mundur neutralizimin e aksionit të përgjakshëm të Vuk Boriloviç.

Pas një mosmarrëveshje brenda një familjeje, Vuk Buriloviç ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri duke vrarë 11 persona dhe duke lënë të plagosur 6 të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:00 në qytetin e Cetinjës. Autori filloi që të qëllonte me armë zjarri çdo person që i dilte para.

Pas këtij akti të përgjakshëm, autori i masakrës u qëllua për vdekje nga komshiu i tij Nenad Neno Kaluderoviç. Ende nuk bëhet e ditur nëse Kaluderoviç ka dhënë dëshminë e tij pranë autoriteteve policore malazeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *