Njësia Speciale e Policisë pajiset me uniforma të reja (Foto)

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që u angazhuan se fundi në operacion për t’iu ofruar siguri kryetarëve të zgjedhur të komunave të veriut, janë parë të veshur me uniforma të reja, raporton IndeksOnline.

Tani uniformat e Njësisë Speciale kanë ngjyrë tjetër prej asaj që jemi mësuar ti shohim ndër vite. Por përveç pantollave dhe xhaketave të veçanta tani policët mbajnë edhe helmeta të reja.

Për uniformat e policisë sot është deklaruar shkurt edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxcha teksa raportonte para komisionit për Siguri.

“Policët e Kosovës të cilët janë të angazhuar në operacione, tani kanë uniforma të reja”, ka thënë Hoxha.

Ai ndër të tjera tha se vitin e kaluar policët janë furnizuar me të gjitha pajisjet përfshirë edhe çizmet dhe uniformat.

“Ndërsa sa i përket policëve të rendit publik, është një tender që është më proces e sipër”, tha Hoxha.

IndeksOnline iu sjell foto të policëve të veshur me uniformen e re:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *