Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Berivojcë të Kamenincës, ku një grua e moshës 65-vjeçar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, në orët e mëngjesit.
65- vjeçarja deshi të bëjë vetëvrasje, duke konsumuar sasi të madhe të domestosit, me ç’rast gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjilanit.
Por për shkak të gjendjes së rëndë, ajo tashmë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po e vazhdon trajtimin mjekësor.
Burime nga Emergjenca kanë thënë për Sinjalin se viktima dyshohet se e ka pirë një shishe domestos.
Prokuroria është vënë në dijeni për rastin dhe ka nisur hetimet për veprën penale “tentim vetëvrasje”.