Para disa minutash ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Nga ky takim ku prezent janë edhe ndërmjetësuesit evropianë, Miroslav Lajçak e Joseph Borrell, kanë dalë edhe fotografitë e para.
E menjëherë kanë nisur aludimet e vlerësimet bazuar në shprehjet e fytyrës.
“Dhe kështu duken. Gjeni ndryshimin”, ka shkruar gazetari Xhemajl Rexha, duke iu referuar buzëqeshjes së Kurtit dhe fytyrës “së ngrirë të Vuçiqit”, ndoshta si një tregues apo pasqyrim i situatës në të cilën gjinden ata.
Kësi qasje, kësaj fotografie ia kanë dhënë edhe disa media tjera në Kosovë.