Nëse urinoni në plazhet e këtij vendi do të gjobiteni

Këshilli i qytetit spanjoll ka treguar se do marrin gjobë prej 750 euro turistët që vendosin të bëjnë urinën në brigjet dhe detet e Spanjës

Ligjvënësit në Vigo, një qytet në rajonin e Galicisë, njoftoi se kushdo që kapet duke kryer nevojat në det ose në plazh do të duhet të paguante një gjobë.

Këshilli i qytetit spanjoll e ka cilësuar urinimin publik si një “shkelje të vogël” dhe “shkelje të rregullave të higjienës”, por nuk ka sqaruar se si do të identifikojnë autoritetet turistët që do të urinojnë në det.

Zyrtarët e qytetit planifikojnë të vendosin tualete publike në plazhe gjatë sezonit të verës.

Gjithashtu autoritetet në Francë kanë ndaluar edhe përdorimin e sapunit apo shampos në det, si dhe larjen e enëve të kuzhinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *