Nëse fillojnë bubullimat derisa në veturë, duhet t’i bëni këto gjëra menjëherë
Kur të dëgjoni bubullimën nuk duhet të rrokulliseni nëpër dysheme, por duhet të mbroheni, madje edhe në shtëpinë tuaj.
Në të vërtetë, goditja e rrufesë dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike prishin aparatet, por ndonjëherë edhe mund t’i shkatërrojnë tërësisht – posaçërisht telefonat fiks dhe televizorët, transmeton Telegrafi.
Përse ndodh kështu?
Tensioni i energjisë elektrike i cili kalon nëpër shtëpi nuk është gjithmonë i njëjtë – ai ngrihet dhe ulet, në ato lëvizje më së tepërmi ndikojnë goditjet e rrufesë. Për shembull, tensioni standard është 200 volt, ndërsa krahas goditjes së rrufesë ai mund të ngrihet deri në disa miliona volt. Dhe është e qartë që aparatet elektronike nuk mund të përballojnë tensionin e tillë.
Zgjidhja më e mirë është që menjëherë të shkyçen të gjitha aparatet nga energjia elektrike, mirëpo edhe që assesi menjëherë pas arritjes së energjisë mos i ndizni aparatet – prisni disa minuta që tensioni të stabilizohet.
Çfarë të bëj nëse ndodhem jashtë gjatë kohës së bubullimave?
– Goditjet më të shpeshta të rrufesë janë vendet e vetmuara, sepse rrufeja gjithmonë kërkon pikën më të lartë, edhe pse kjo kohëve të fundit nuk është patjetër kështu. Mirëpo, ju për çdo rast nëse vlerësoni që jeni pika më e lartë në horizont shtrijuni apo uluni galiç në tokë.
– Mblidhni këmbët dhe qëndroni sa më larg nga prizat.
– Hyni në veturë.
– Shmangni ombrellat me majë metali, sepse ato posaçërisht tërheqin rrufenë. Reklama
Çfarë të bëj nëse jam në veturë?
Jeni krejtësisht të sigurt, madje edhe nëse rrufeja godet direkt në veturë, sepse vetura vepron si kafaz Faradeji (mbrojtje nga fusha elektrike) dhe orienton zbrazjen elektrike përreth udhëtarëve.
Mirëpo, duhet pasur parasysh që gjatë vozitjes nëpër reshje të mëdha të shoqëruara me bubullimë, për parkim duhet zgjedhur vendin pa pika të ngritura, të mbyllen dritaret dhe vrimat e tjera dhe nëse është e mundshme të ulin antenën.
Në brendësi të veturës mos prekni pjesët metalike të cilat janë të lidhura me karrocerinë