“Në barkun e nënës time kam qëndruar vetëm”, deklarata e banores së re të Big Brother që u bë virale në rrjetet sociale

Kader Kicaj është banorja e re e Big Brother VIP Kosova 2 që ka marrë vëmendje të madhe për pak ditë.

Ajo lirshëm mund të thuhet se trazoi ujërat brenda, pasi bëri disa deklarata fillimisht për konkurrentët, e më pas edhe disa të tjera që u bënë virale në rrjetet sociale.

E tillë ishte ajo ku tha se ‘nëntë muaj qëndroi në barkun e nënës vetëm’ që tashmë u shpërnda në TikTok.

“Nëntë muaj ditë, në bark të nënës time unë vetëm kam qëndruar, se kam pasur askënd, as motrën time se kam pasur, a je duke kuptuar”, u shpreh bukuroshja nga Prizreni.
Ajo në spektakël tha se nuk u prit edhe aq mirë nga konkurrentët, sidomos nga vajzat.

Një tjetër deklaratë e Kader ishte edhe ajo për Albën, e cila ia bëri me dije se nuk ka hyrë në shtëpi për t’ia marrë Lumbardhin e as Azemin, të cilët shprehën pëlqim për modelen nga Shkodra.

Lojtës Videosh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *