Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, duket se nuk po e kursen asnjë qytetar.
Një qytetar është i revoltuar ndaj faturës së rrymës elektrike që sipas tij është e dyfishuar ani pse ka një muaj që ai nuk banon aty, shkruan gazeta Neutral.
“Kedsi ja pasket nis me vjedh neper fatura! Qytetar të nderuar, sapo më vodhën Kedsi i nderuar një 42-she të bukur në banesë të pabanuar për një muaj qe edhe rryma e nalt në siguresë ka qenë”, shprehet qytetari teksa ka publikuar edhe foton.