Këngëtarja nga Prishtina rrëfen aksidentin e tmerrshëm: Makina u rrotullua 7 herë, jam me fat që jam gjallë

Këngëtarja shqiptare nga Prishtina Egzona Ademaj ka bërë një rrëfim prekës.

E ftuar në “Të panjohurit” ajo zbuloi një aksident të tmerrshëm që e kishte përjetuar vite më parë.

Egzona zbuloi se makina me të cilën udhëtonte është rrotulluar më shumë se 7 herë, por për fat të mirë as ajo dhe as personi me të cilin po udhëtonte nuk ka pësuar dëmtime.

Megjithatë këngëtarja rrëfen se ajo ngjarje i ka mbetur pak si traumë dhe gjithmonë është shumë e kujdesshme ndërsa drejton makinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *