Ndeshja e sotme ndaj Australisë e veçantë për Messin, argjentinasi zhvillon ndeshjen e 1000-të në karrierë

Argjentina dhe Australia do të takohen sonte në raundin e 16-të të Botërorit të Katarit.

Për lojtarin më të mirë të kësaj kombëtare, Lionel Messin, kjo do të jetë një ndeshje e veçantë.

Ndeshja e sotme e tij do të jetë e 1000-ta në karrierën profesionale.

Në 999 ndeshje për klub dhe kombëtare, argjentinasi ka 788 gola dhe 348 asistime, një mesatare të golit çdo 104 minuta, dhe një mesatare e kontributit për gol çdo 72 minuta.

Messi ka 778 paraqitje për Barcelonën, 168 për Argjentinën dhe 53 për PSG-në.

35-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së Argjentinës, me 93 gola.

Ndërkohë për të bërë një krahasim, portugezi Cristiano Ronaldo ka 819 gola në 1143 paraqitje në nivel klubesh dhe kombëtaresh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *