Ndalohet shoferi që shkaktoi aksidentin e rëndë në Zubin Potok ku humbi jetën një 20-vjeçar, po voziste i dehur

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur mesnatën e 24 korrikut në Uglarë të Zubin Potokut, ku si pasojë kishte humbur jetën një 20-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se shoferit i cili ishte në gjendje të dehur momentin që dyshohet se shkaktoi aksidentin, me urdhër të prokurorit sot i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndaj tij nuk ishin marrë veprime ligjore deri më sot, për shkak se si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, po trajtohej në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *