Motra e Dua Lipës, Rina, është bërë pjesë e sfilatës së “GCDS Spring/Summer 2023” të enjten gjatë Javës së Modës në Milano.
Kjo ishte hera e dytë që Rina merr pjesë si modele në sfilatën e kësaj kompanie, duke qenë se vitin e kaluar bëri hapjen e shfaqjes.
Ajo kishte të veshur një fustan të gjelbër të errët në formë rrjete që tregonte trupin e bukuroshes shqiptare në formën më të mirë, ndërsa ishte i përfunduar me disa fije të lëshuara poshtë që e bënin atë mjaft të veçantë.
Pamja e saj ishte kombinuar me çizme të gjata të zeza lëkure, ndërsa si aksesorë kishte vath të rrumbullakët argjendi dhe të zi.
Për paraqitjen Rina kishte manikyr të bardhë, ndërsa ishte grimi i gjelbër i syve me penel të zi që e bënte dukjen totale edhe më të bukur.