Moderatorja shqiptare: Patriotë patatinash, kemi të njëjtat probleme si 100 vjet më parë

Gjatë ditës së sotme, nuk kanë munguar urimet e shumë personazheve VIP në nder të Ditës së Pavarësisë me foto kuq e zi, flamuj dhe këngë patriotike. Mirëpo moderatorja shqiptare Dojna Mema ka dhënë në Instagram një mesazh të gjatë ku shkruan se nuk është mirë me qenë shqiptar, kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë, teksa i cilëson personat që urojnë Shqipërinë vetëm për festa, si patriotë patatinash.

“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete. Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-en, kështu që kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *