Azem Laçaj nga Hasi i Prizrenit, i cili jeton prej 19 vitesh në Belgjikë, thotë se pavarësisht kushteve më të mira ekonomike në mërgim, asnjë vend nuk krahasohet me Kosovën, shkruan GazetaDemos.
Mërgimtari thotë se është larguar nga Kosova në vitin 2003 për shkak të kushteve ekonomike, derisa potencon se ‘vdes’ me shpresën për tu kthyer në vendlindje.
“Unë me këtë shpresë vdes, për mu kthy në Kosovë, por tash shpresa vdes e fundit”, u shpreh Laçaj.
Mes tjerash ai foli edhe për patriotizmin e qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe atyre në diasporë.
“Kam përshtypjen se na atje jemi ma patriotë se këtu. Kur të jetojsh jashtë vendin tënd gjithmonë ke mungesë atdheun, vendin ku ke lind dhe e lyp”, u shpreh mërgimtari nga Belgjika për Gazetën Demos.
Ai iu bëri thirrje të rinjëve të Kosovës që të mos largohen nga vendi i tyre.
Videon e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë