Më në fund, Kristi dhe Dea sqarojnë marrëdhënien e tyre

Krist Dragoti dhe Deamishel i kanë dhënë fund thashethemeve  për një romancë të fshehur mes tyre.

Ditën e djeshme, të dy ish-banorët e Big Brother VIP kanë reaguar duke sqaruar njëherë e mirë raportin mes tyre.

Ka qenë Kristi, ai që bëri i pari një postim, duke thënë se me Dean kanë një miqësi të sinqertë. Ai shkroi se është në lidhje me një tjetër person.

“Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift, ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri tjetrin kur kohet bëheshin të vështira. Miqesi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit. Dea vazhdo shkëlqe”, shkruan Kristi.

Më pas reagoi edhe Dea, e cila konfirmoi qëndrimin e Kristit.  Sipas saj, Kristi i ka qëndruar pranë disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, kur ajo ka qenë në situatë të vështirë. Për këtë, shprehet, Dea nuk  do ta harrojë kurrë.

Dea thotë se Krisit deri tani i ka qëndruar fjalës edhe jashtë shtëpisë së Big Brother, duke treguar integritet.

“Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë do herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vërtetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jetën time. Në atë botë të çuditshme për probleme që tani me duken te vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *