Në këtë rrugë është planifikuar që të mos ketë kalim të veturave por të shndërrohet në rrugë për këmbësorë, shkruan Lajmi.net.
Por kjo po shkakton jo pak telashe për banorët dhe bizneset që operojnë aty.
Gjatë ditës së sotme një qytetar ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa autoambulanca nuk ka mundur të intervenojë.
Autoambulanca është dashur që të kthehet mbrapa dhe të intervenojë për të kaluar nga sheshi.