Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është duke shijuar disa ditë pushimi.
Kjo para se t’i rikthehet një tjetër sezoni të lodhshëm e të gjatë në Itali, aty ku aktivizohet me Empolin.
Ardiani ka zgjedhur si destinacion Greqinë për të pushuar.
Po përfolet se ai nuk është vetëm por është në shoqërinë e të dashurës, Matea Beslic, e cila mban edhe postin e presidentes së klubit të femrave në Kroaci, ZNK Hajduk Split.
Ismajli dhe Beslic thuhet se janë njohur në Kroaci në kohën kur futbollisti shqiptar për katër vite ishte pjesë e Hajdukut.
Nga asnjëra palë nuk është konfirmuar se a janë në lidhje dashurije.
Mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedh historia e dashurisë së çiftit.