Zbulohet se kush është burri që rrahu brutalisht vajzën 10-vjeçare

Dje u publikua një video nga Prishtina ku shihej një prind duke rrahur vajzën e tij e duke e goditur në kokë.

Pas publikimit të videos, policia e ka arrestuar babain, mëson Nacionale, transmeton Neutral.al.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që shihet në video është Bashkim Spanca, i cili po dyshohet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.

I dyshuari është arrestuar sot dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për keqtrajtimin e vajzës.

Pas intervistimit të tij, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që i njëjti është hetohet në procedurë të rregullt dhe ndaj tij të nisin hetimet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *