Një nënë nga Japonia i ka kërkuar vajzës së saj nëntëvjeçare që t’i nënshtrohet një operacionin për ta bërë atë të duket “e bukur”.
Rucchi(emri i nënës) tha se qepallat e dyfishta janë një tipar i fytyrës që shumë njerëz aziatikë nuk e kanë por që është standardi i bukurisë.
Nëna ime dhe motra e vogël kanë sy të mëdhenj, ndërsa unë kam pasur një monolid(forma e qepallave). Të gjithë mendonin se motra ime më e vogël ishte shumë më e lezetshme se unë. Një vajzë ka nevojë për qepallat e dyfishta. Unë kurrë nuk kam parë një vajzë me monolide që më duket e bukur.
Pavarësisht moshës së saj, vajza Micchi mezi pret të bëjë operacionin e dhimbshëm.
Nëse mund të durosh dhimbjen e operacionit plastik, kjo të bën një person të bukur, për mendimin tim.
Micchi shtoi se ajo dëshiron të bëjë një operacion plastik sepse sytë e saj janë “shumë të ngushtë”. Rucchi beson se operacioni plastik është i nevojshëm. Ajo bëri një operacion të dyfishtë të qepallës kur mbushi 18 vjeç dhe do të donte që kjo të kishte ndodhur më herët.
Doja që kjo procedurë të kishte ndikim pozitiv tek ajo. Nuk doja që ajo të rritej me një kompleks për këtë, ky ishte shqetësimi im kryesor.
Kirurgjia plastike për të miturit është e ligjshme në Japoni për sa kohë që ata kanë pëlqimin e prindërve. Vendi renditet i katërti në botë për numrin më të madh të procedurave të kirurgjisë plastike.