LAJMI I FUNDIT: Vdes në moshë të re ylli i UFC!!

Ish-luftëtari i UFC-së, Anthony “Rumble” Johnson ka vdekur në moshën 38-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje, është bërë e ditur të shtunën. Johnson ka sfiduar titullin e kampionit në UFC më herët, ndërsa është dashur të luftojë shtatorin e vitit të kaluar.

Por u tërhoq për shkak të një sëmundje, që nuk është specifikuar.

Menaxheri i tij, Ali Abdelaziz, kishte kërkuar nga tifozët që të luten për luftëtarin, por të dielën u njoftua që Johnson ka humbur betejën me sëmundjen. Johnson në dy raste kishte sfiduar titullin e kampionit në UFC në kategorinë gjysmë të rëndë.

Në të dy rastet ishte mposhtur nga ylli i madh, Daniel Cormier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *