Lista Serbe,e vlerësuar si partia kryesore e serbëve në Kosovë,tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e shpallura për katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Njoftimi vjen një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Lista Serbe tha të martën se as subjekti, as qytetarët që e mbështesin atë,“mbi 95% e të cilëve janë në këto zona”,nuk do të dalin në zgjedhje.