Lirohet Flori Beqiraj, djaloshi që terrorizoi Pejën duke sulmuar seksualisht alpinisten

I dyshuari për sulmin seksual ndaj alpinistes, Mrika Nikçi, është liruar nga paraburgimi

Flori Beqiraj i ka përfunduar masa e paraburgimit dhe është liruar. Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar  zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti.

Zhuti tha për Gazetën Insajderi se nga Prokuroria nuk ka pasur propozim për t’ia vazhduar masën e paraburgimit e cila i ka skaduar sot.

Nga prokuroria nuk ka pasur propozim për vazhdim të paraburgimit. Në rastin e ngritjes së aktakuzës nuk është parashtrua kërkesa për vazhdim të paraburgimit. Sot i ka përfunduar masa e paraburgimit”, tha ajo.

Ndaj Flori Beqirajt është ngritur aktakuzë për “Sulm seksual”, javën e kaluar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po mund të konfirmoj se është ngritur aktakuzë për “sulm seksual” javën e kaluar”, tha ai për Insajderin.

Më 30 shtator, alpinistja Mrika Nikçi pati publikuar videon që shfaqte momentin kur ajo sulmohet seksualisht nga një person.

Kujtojmë se më 1 tetor Gjykata Themelore në Pejë i pati caktuar masën e paraburgimit prej një muajit të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *