Lajçak: Sanksionet për Serbinë janë gati, do të zbatohen nëse s’vepron sipas kërkesave të BE-së 

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është deklaruar para mediave pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Lajçak më tej folur edhe për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke thënë se nuk mund të komentojë për këtë çështje, por është shprehur se BE-ja nuk është fare e gëzuar që situata ka ardhur deri në këtë pikë.

Sipas tij, BE  e ka bërë të qartë se i ka sanksionet e gatshme edhe për Serbinë.

BE ka bërë të qartë se i ka sanksionet e gatshme edhe për Serbinë dhe ato do të vendosen nëse vendet e BE-se vendosin që nuk po i respekton kushtet apo kërkesat e BE-së. Por ky është vendim i BE-së dhe shteteve anëtarë. Do të shkoj në Beograd nesër”, u shpreh ai.

Më tej emisari i BE-së tha se dëshira e tij është të mos ketë sanksione, por të vazhdojë dialogu mes palëve në Bruksel.

“Dëshira ime është të mos ketë kurrfarë sanksione dhe palët të takohen në Bruksel dhe të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet e mëtutjeshme”, përfundoi Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *