Labinot Tahiri: Spitalin e lënë anash ta rregullojmë vetë

Këngëtari Labinot Tahiri mëngjesin e sotëm e ka nisur me një aksion e një lutje për qytetarët e Ferizajt.

Përmes disa fotove të publikuara në profilin e tij, Tahiri shkruan:

“Qytetar tē Ferizajt, ju jeni taksa pagues të rregullt dhe e mbushni përsetepermi arkën e shtetit”.

“Ju lus të vedisoheni dhe të marrim aksionin e radhës, që spitalin e lënë pas dore nga shteti, ta rregullojmë vet me të ardhurat tona”.

Këngëtari Tahiri tutje shprehet se gjykata duhet të mirret keqpërodrimet që janë bërë me këtë spital, por që thekson se ai dhe qytetarët ferizajas duhet marrë përsipër këtë punë, duke parë se në çfarë kushtesh gjendet spitali i vjetër./Neutral/

Postimi i tij i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *