Dje në Gjakovë një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Personi i cili nuk mund të ju bënte ballë plagëve të marra dhe vdiq është Skofiar Gjini 33-vjeçar.
Ndërkohë për vdekjen e tij kanë reaguar edhe miq e të afërm, të cilët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte djali i vetëm i familjes.
Personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, e më pas janë transferuar për në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm.