Meksika ka nisur të zbatojë një nga ligjet më të rrepta në botë kundër duhanit, duke miratuar një ndalim total të pirjes së duhanit në vende publike. Ligji, i cili u miratua për herë të parë në vitin 2021, ndalon gjithashtu reklamimin e duhanit. Disa vende të tjera të Amerikës Latine kanë miratuar gjithashtu legjislacionin për krijimin e hapësirave publike pa duhan.
Megjithatë, legjislacioni i Meksikës konsiderohet të jetë më i fuqishmi dhe më i gjerë në kontinentin amerikan. Deri më tani, në Meksikë është ndaluar konsumimi i duhanit në restorante dhe vende të punës, por tani kjo përfshin edhe parqet, plazhet, hotelet dhe zyra të tjera.
Vapes dhe e-cigaret janë gjithashtu subjekt i kufizimeve të reja më të rrepta, veçanërisht në ambiente të mbyllura. Organizata Shëndetësore Panamerikane e ka përshëndetur vendimin dhe ka duartrokitur qeverinë meksikane për zbatimin e ndalimit. Megjithatë, duhanpirësit se kanë mirëpritur këtë vendim. /abcnews.al