Paraqitja e mirë e skuadrës ka bërë që Mikel Arteta të shpallet trajneri më i mirë i muajit gusht në Premier League.
Arsenali, nën drejtimin e trajnerit 40-vjeçar,i cili ka fituar të pesë ndeshjet e gushtit në Premier League.
Pep Guardiola (Manchester City), Antonio Conte (Tottenham), Graham Potter (Brighton) dhe Marco Silva (Fulham) pretenduan gjithashtu çmimin për trajnerin më të mirë të muajit.
Arteta ka fituar për herë të tretë çmimin e trajnerit të muajit në Premier League. Ai më parë e mori çmimin në shtator 2021 dhe mars 2022.