Ky është personi që ia gjuajti gjakovarit granatën e dorës në shtëpi

Dje në fshatin Marmull të Gjakovës, dikush i gjuajti granatë dore një personi tjetër.

Menjëherë pas kësaj pronari lajmëroi policinë dhe filluan hetimet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, raporton Sinjali.

Pas veprimeve hetimore të policisë, është identifikuar i dyshuari lidhur me këtë rast dhe bëhet fjalë për Edmond Nokaj, i cili dyshohet për shkaktim të rrezikut dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Personi në fjalë ende nuk është kapur, ndërkohë që është zhvilluar bastisje në shtëpinë e tij, ku është sekuestruar një veturë dhe disa fishekë, që do të shfrytëzohen si prova në hetimin e rastit.

Ndryshe, pas denoncimit të rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në Marmull, ku është konfirmuar se është hedhur një mjet shpërthyes te dera e kësaj shtëpie.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *