Kushte të motit jostabil mbeten edhe ditëve të ardhshme, me mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat në rritje, edhe deri në 30C në fundjavë.
Mirëpo orëve më të vona të pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullima, që mund të jenë më të përhapura mbi vend ditën e premtë dhe shtunë. Ditën e diel dhe hënë, rrebeshet më shumë mbeten më të izoluara përgjatë viseve malore.
26.08 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Vonë pasdite dhe në mbrëmje priten mundësi për rrebeshe me bubullima.
27.08 – Nxehtë, me diell, e ditën edhe me vransira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje me mundësi për rrebeshe me bubullima.
28.08 – Kryesisht me diell e nxehtë. Pasdite më vonë, mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore.
29.08 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Përreth zonave malore pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.
Temperaturat gradualisht në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C, ndërsa maksimalet ndërmjet 27C deri 30C.