Ky është kolegji privat ku diplomoi infermierja që e rrahu brutalisht të moshuarën


Infermierja Aurona Pelaj që dyshohet se rrahu brutalisht të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë, tashmë është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. 

Pelaj e cila punonte në spitalin privat “Orenda”, raportohet se studimet i ka përfunduar në kolegjin “Heimerer” në Prishtinë, në departamentin e infermierisë.

Ndryshe, pamjet që u shpërndanë sot në rrjetet sociale kanë tronditur vendin. Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Pak jam tu ja hi, qysh di me sill unë.. pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë punonjësja derisa ushtronte dhunë ndaj të moshuarës.

sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *