47-vjeçari nga fshati Tërrnavicë e Podujevës ka vdekur mbrëmë si pasojë e sulmit kardiak.
Personi në fjalë është ish-ushtar i UÇK-së, Tafil Fetahu i cili në emërgjencë u dërgua pa shenja jete, raporton Sinjali.
Edhe pse ishte deklaruar se ka vdekur nga aksidenti, djemtë e të ndjerit deklaruan se ky nuk ishte shkaku.
47-vjeçari është dërguar në Emergjencën e Podujevës me autoambulancë, aty ku është konstatuar vdekja nga ekipi mjekësor. Ndërkohë, një patrullë policore ka marrë deklaratë nga njëri prej djemve të viktimës, të cilët kanë thënë se derisa ishin me babain, atij iu ishte keqësuar gjendja për shkak të shtrëngimit në gjoks.
Për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori ka dhënë urdhër që të intervistohet edhe djali tjetër, teksa trupi i pajetë të qëndrojë në QKMF, deri në marrjen e vendimit tjetër.