E dhimbshme : Humb jetën 47 vjeçari nga Podujeva si pasojë e…..

Mbrëmë në fshatin Tërrnavicë të Podujevës një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e sulmit kardiak.

Në fillim rasti u denoncua se viktima humbur jetën pasi ishte aksidentuar. Por pasi Policia doli në vendin e ngjarjes, djemtë e të ndjerit deklaruan diçka tjetër, raporton Sinjali.

47-vjeçari është dërguar në Emergjencën e Podujevës me autoambulancë, aty ku është konstatuar vdekja nga ekipi mjekësor. Ndërkohë, një patrullë policore ka marrë deklaratë nga njëri prej djemve të viktimës, të cilët kanë thënë se derisa ishin me babain, atij iu ishte keqësuar gjendja për shkak të shtrëngimit në gjoks.

Sipas tyre, babai nuk ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, por xhaxhai i cili e kishte njoftuar në fillim Policinë, i kishte keqkuptuar

Për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori ka dhënë urdhër që të intervistohet edhe djali tjetër, teksa trupi i pajetë të qëndrojë në QKMF, deri në marrjen e vendimit tjetër.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *