Ky është i riu nga Lipjani që dyshohet për vrasje në tentativë

Në qytetin e Lipjanit ka ndodhur një rast i rëndë ku një person po dyshohet për vrasje në tentativë, Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë.

I dyshuari për vrasjen në tentativë është Gëzim Tasholli.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka bërë të ditur për Sinjalin se Tasholli është ndaluar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ndaj tij është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh .

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se më datën 1 qershor, Tasholli dyshohet se kishte shkuar në lokalin e biznesit në fshatin Gadime të komunës së Lipjanit ku punon një familjar i tij, Sh.T., 26-vjeçar, të cilin e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shkop druri.

Gëzim Tasholli u kap nga Policia 20 ditë pasi ndodhi rasti dhe më pas iu caktua masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *